Pas një mungese dhe shpërfillje të gjatë, Edi Rama është rikthyer sot në karrigen e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Pas kithimit nga Holanda, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të paraqitet në seancën plenare
Për herë të fundit kryeministri ka qenë në Parlament më 18 nëntor 2024. Në këtë seancë, Rama prezantoi buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve.
Mediat më herët raportuan për fluturimet e kripura të kryeministrit Rama.
Sipas raportimeve, kryeministri i Shqipërisë ka udhëtuar me një charter privat në Hagë, atje ku ai mori pjesë në samitin e NATO-s.
Në pamjet e publikuara në media, shihet momenti kur kreu i qeverisë shqiptare zbret nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR” në aeroportin e Schiphol-it të Hagës.
Kostoja e këtij fluturim thuhet se ka kapur shifrën prej 35 mijë euro.
Fakti tjetër, i cili nuk dihet ende, është se me çfarë parash ka fluturuar kryeministri i një vendi si Shqipëria, populli i të cilit rezulton më i keqpaguari në Evropë.