Qytetarët shqiptarë që po kthehen nga Greqia drejt Shqipërisë po përballen me një radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Qafë Botës.
Pala greke po punon vetëm me 2 sportele dhe 3 doganierë, çfarë ka bërë që qytetarët të presin për më shumë se 3 orë në radhë për të kaluar, teksa radha është bërë shumë e gjatë.
Ndërsa pala shqiptare operon me 3 sportele dhe është më e shpejtë, por vonesat nga grekët kanë shkaktuar vonesa të mëdha.
Pak ditë më parë në Qafë Botë u arrestuan 14 doganierë grekë, të akuzuar për kontrabandë mallrash, çfarë ka çuar në këtë gjendje në këtë Pikë Kufitare.