Qeveria e Kosovës akordon 50 mijë euro për familjen e efektivit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës ka akorduar një fond prej 50 mijë eurosh për familjen e Afrim Bunjakut, efektivit të vrarë në veri të Kosovës nga terroristët serbë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do t’i qëndrojnë gjithmonë pranë familjes së Bunjakut, dëshmorit që ra për të mbrojtur Kosovën.

Policia e Kosovës vijon të ndjekë terroristët serbë, të cilët fshihen në malet e Banjskës. Deri më tani 4 prej tyre janë vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që disa kanë arritur të kalojnë në serbi dhe po mjekohen në spitalin e Novi Pazarit.