Qesharake ajo çfarë ka deklaruar kryeministri Rama në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste, ku premtoi sërish se qeveria taksën e biznesit të vogël do ta mbajë zero deri në vitin 2029.
Por ky premtim i Ramës vjen pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin e qeverisë që detyroi biznesin e vogël të paguante taksë, madje duke ia marrë këstet paradhënie.
Ishte pikërisht qeveria e Ramës që premtimin e disa viteve më parë për taksë 0 për biznesin e vogël e theu duke nxjerrë një ligj të ri, por fatmirësisht për mijëra profesionistë të lirë, ky ligj u kthye nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, këta profesionistë të lirë ende nuk i kanë marrë mbrapsht paratë e paguara në muajt e parë të vitit, pasi nuk ka ende një vendim nga Ministria e Financave.
“Nuk ka asnjë vend në rajon me të ardhurat që kemi nga sektori i ndërtimit dhe pagat në sektorine dnërtimit t’i ketë kaq të ulëta sa ne krahasuar me pagat reale. Ky fenomen shtrihet pak a shumë në të gjithë sektorin privat dhe ka ardhur koha që lufta ndja tij të ngrihet në një nivel të ri. Jo në emër të informalitetit,por në emër të pensionistëve. Këtu nuk flitet për të rritur taksat, sepse ne do ta mbajmë zero taksnë e biznesit të vogël deri në vitin 2029, siç e kemi premtuar disa vite më parë”, u shpreh Rama.