Qëllohet me armë makina e avokatit në Memaliaj, vetëdorëzohet autori

Makina e avokatit Andrea Zotaj në Memaliaj është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme nga një person i identifikuar si Fatos Lamaj, i cili më pas është vetëdorëzuar në polici.

Në mjet ndodhej avokati dhe nipi i tij, por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar.

Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të 3 ditëve më parë për pronat. Vëllai i avokatit është zënë me sende të forta me njerëzit e autorit të ngjarjes.

Ndërkohë, sipas policisë, autori nuk ka qëlluar në drejtim të makinës por në ajër, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.