Presidenti rus Vladimir Putin, në fjalimin e përvitshëm në Parlament, ka kërcënuar NATO-n që të mos ndërhyjë në konfliktin në Ukrainë.
Ai tha se NATO po [ërgatitet që të futet në territorin rus, por shtoi se Aleanca e Atlantikut duhet të kuptojë se edhe Rusia ka armë të cilat mund të godasin çdo territor të kundërshtarëve. Sipas tij, një luftë e tillë mund të sillte edhe përdorimin e armëve bërthamore.
“Ata po përgatiten të godasin territorin tonë dhe përdorin forcat më të mira të mundshme, forcat më efektive për ta bërë këtë. Por ne kujtojmë fatin e atyre që u përpoqën të pushtojnë territorin tonë dhe sigurisht fati i tyre do të jetë shumë më tragjik se çdo gjë me të cilën mund të përballemi.
Ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë. Armët që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre dhe sigurisht e gjithë kjo është shumë e rrezikshme sepse në të vërtetë mund të shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore. A nuk e kuptojnë këtë? Këta njerëz janë njerëz që nuk kanë kaluar përvoja të vështira. Ata e kanë harruar këtë, por ne e bëmë luftën Kaukaziane, për shembull, dhe tani në konfliktin në Ukrainë”, u shpreh Putin.