Një emigrant shqiptar nga Erseka është gjetur i vdekur në territorin grek, pranë kufirit me Shqipërinë. Dy ditë më parë, punëdhënësi i tij e kishte denoncuar të humbur.
Shqiptari, rreth 60 vjeç punonte prej vitesh si çoban në Greqi. Trupi i tij është gjetur në zonën malore të Gramozit, në tokë greke.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Po ashtu, autoritetet greke janë në kontakt me palën shqiptare për të koordinuar veprimet e mëtejshme procedurale