Procesi i votimit jashtë vendit ka pasur disa episode ku zgjedhësit kanë filmuar fletën e votimit dhe e kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale.
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë një emigrant 24-vjeçar, i cili ka filmuar dhe publikuar fletën e plotësuar në rrjetin social “Tik Tok”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Fotografimi i votës është shkelje e hapur e ligjit zgjedhor. Çdokush që shkel këtë ligj rrezikon të dënohet me burg deri në tre vjet.