Rrjeti i Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së ka publikuar listën e vendeve në botë të renditura sipas lumturisë. Për të shtatin vit radhazi Finlanda mbetet vendi i parë, ndërsa Afganistani qëndron në fund të listës.
Në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, tetë vende evropiane gjejnë vend, me Danimarkën që ngjitet në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islandën në vendin e tretë. Suedia, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia janë gjithashtu pjesë e dhjetëshes së parë.

Në anën tjetër, Britania e Madhe zbriti në renditje, duke u renditur në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania dhe Republika Çeke, ndërsa SHBA-të ra në vendin e tetë, një ulje krahasuar me pozicionin e tyre në vitin 2023 (e 23-ta këtë vit, e 15-ta në 2023).
Sipas njoftimit, Shqipëria renditet në vendin e 87-të këtë vit, Maqedonia e Veriut në vendin e 84-të, ndërsa Kosova në vendin e 29-të.
Në krahasim me vitin 2023, Shqipëria ka rënë me 4 vende, ndërsa sondazhi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në vlerësimet dhe përgjigjet e qytetarëve në lidhje me jetën e tyre dhe ndjenjat pozitive dhe negative që ata përjetojnë.
