“Pse nuk erdhe më herët?” Ilir Meta takohet në Baku me nobelistin indian Kailas Satyarthi, kjo është dhurata që mori prej tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Baku të Azerbajxhanit është takuar me nobelistin indian Kailas Satyarthi.

Ai ka publikuar një foto me nobelistin, teksa tregon se prej tij ka marrë dhuratë librin “Pse nuk erdhe më herët”.

Ai shkruan se misioni i tij Dhembshuria në veprim” dhe “Dashuria në Veprim”, siç na frymëzonte me veprën e saj Shenjtorja Nënë Tereza, që lidh edhe dy kombet tona, na udhëheqin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të jetimëve dhe atyre pa kujdes prindëror.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të takohesha në Baku me nobelistin indian, Kailash Satyarthi dhe të merrja dhuratë prej tij librin “Pse nuk erdhe më herët?”.

Misioni i tij “Dhembshuria në veprim” dhe “Dashuria në Veprim”, siç na frymëzonte me veprën e saj Shenjtorja Nënë Tereza, që lidh edhe dy kombet tona, na udhëheqin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të jetimëve dhe atyre pa kujdes prindëror!