Grupi Parlamentar i PS dorëzoi sot në Kuvend një rezolutë që dënon sulmin me armë në veri të Kosovës, ku u sulmua policia dhe për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Por ajo që binte në sy brenda kërkesës ishte se në një nga pikat kërkohej që Serbia të hapë një hetim transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë dhe të dorëzojë kriminelët. Po ashtu, PS kërkonte që KFOR-i të shtojë trupat në veri.
Lidhur me këtë kërkesë, është pyetur kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se do të ketë qenë një lapsus, sepse PD dhe PS do të mbështesin qëndrimin e Kosovës ku do të kërkohet hetim ndërkombëtar dhe jo nga Serbia.
“Ne dhe PS do të mbështesim qëndrimin e Kosovës, do të duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Nuk mundet që rezoluta e Kuvendi të Shqipërisë, të pasqyrojë nën të, besoj duhet të ketë qenë një lapsus edhe një qëndrim nga i cili grupi parlamentar i PS duhet të tërhiqet që ne të pasqyrojmë qëndrimin e Serbisë në rezolutën tonë.
Ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe qëndrimi i saj ka qenë që të ketë një hetim ndërkombëtar mbi rolin dhe përgjegjësinë e Serbisë, që ne e mbështesim 100%”, tha Gazment Bardhi.
Rezoluta e dorëzuar nga Grupi i PS:




