Opozita proteston sot para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit, Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe në Tiranë.
Protesta parashikohet të jetë paqësore, të paktën sipas deklaratës të bërë nga kryedemokrati, Sali Berisha më herët gjatë ditës. Ndëkrohë kujtojmë se dy tubimet paraardhëse janë karakterizuar nga tensione të shumta, ndërsa nuk përjashtohet i njëjti skenar.
Të gjithë anëtarët që janë zgjedhur do të flasin në podium dhe në fund do të jetë Sali Berisha ai që do e mbyllë fjalimin.
Ndërkohë një numër i madh efektivësh ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por ndryshe nga herët e shkuara, Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e kësaj proteste, pasi mund të ketë akte të dhunshme.
Ndërkohë godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.
Po ashtu një numër i konsiderueshëm efektivësh policie është mbledhur rreth godinës së Kryeministrisë, teksa protestuesit e PD janë vendosur në shesh.