Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Maznikut. Mësohet se Mazniku është marrë në pyetje në lidhje me një hetim për “shpërdorim detyre”. Ministri është pyetur tre jvë më parë ndërsa vetëm sot lajmi u bë publik në media.

Raportohet se Arbjan Mazniku është kallëzuar nga ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Por ende nuk ka detaje shtesë mbi këtë hetim dhe dëshminë e Maznikut.

Këlliçi ka hedhur akuza të forta ndaj Maznikut lidhur me tendera korruptive dhe ka ngritur dyshime se ai mund të jetë Nesti Angoni, personi që denoncoi në SPAK, kryebashkiakun Erion Veliaj.