Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën, dosja e grupit të Laert Haxhiut transferohet në SPAK

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sot të shpallë moskompetencën duke transferuar dosjen e grupit të Laert Haxhiut në SPAK.

13 të arrestuar dhe tre persona të shpallur në kërkim tashmë do hetohen nga prokurorët e SPAK.

Të arrestuarit nga Lushnja, Pogradeci dhe Korça akuzohen për 6 vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, vendosje tritoli dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Mes dosjeve që i është bashkuar SPAK, është dhe një çështje e prokurorisë së Tiranës që flet për grabitjen e 30 mijë eurove në pikën Tele.Co në zonën e Astirit në Tiranë. Për këtë ceshtje është arrestuar Enio Mecaj si bashkëpuntor i Artan Tafanit në këtë grabitje.