Situata në Izrael vijon të përkeqësohet ndërsa aeroporti “Ben Gurion” po anulon fluturimet për shkaqe sigurie.
Sot pritej të ktheheshin në Shqipëri dhjetëra qytetarë, por kompania “Israir airlines” ka anuluar fluturimet komerciale.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 40 shqiptarë të cilët jetonin e punonin në Izrael, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Mësohet se në këtë vend ka rreth 500 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, sipas Felicita Jakoel, kryetare e miqësisë Shqipëri-Izrael. Ata janë të përqendruar kryesisht në veri dhe në qendër të Izraelit, ndërsa sulmi vjen nga jugu.
Ministria e Jashtme apelon për çdo shqiptar të kontaktojë menjëherë (nr.whats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]) pasi fluturime të posaçme mund të përcaktohen ditët në vijim.