Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Policia raporotn se një prift 63-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës ku ai shërbente
Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr.14.
Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se prifti Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.