Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva ka reaguar pasi ish-fustbollisit Dani Alves i dënuar për përdhunim u lirua në këmbim të një garancie pre 1 milionë euro.
Ai ka thënë se asnjë shumë nuk mund të blejë lirinë për një akt të tillë kriminal.
“Paratë që ka Alves, apo paratë që mund t’i japë dikush nuk e blejnë dot apo ta bëjnë të harrohet ofendimin që ai i ka shkaktuar një gruaje duke shkaktuar aktin e rëndë të përdhunimit. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër kriminale”, u shpreh Lula.
Gjykata e lartë e Katalonjës e shpalli Alves fajtor për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate në Barcelonë në prag të Vitit të Ri në 2022. Viktima tha se Alves e përdhunoi atë në një tualet të klubit.
Ndërkohë ditën e djeshme u vendos për lirimin e tij me kusht. Përveç garancisë së majme që do paguaje, braziliani do duhet po ashtu të dorëzoj pasaportën e tij braziliane dhe spanjolle, të qëndrojë në Spanjë dhe të paraqitet çdo javë në gjykatë.
Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton.