Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar sot Izraelin, pas sulmit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një spital në Gaza.
Biden është shprehur se ishte krenar që ndodhej në Izrael duke mbështetur këtë shtet dhe duke fajësuar Hamasin për sulmin në spital.
Presidenti tha se “ai beson që nuk është Izraeli pas këtij sulmi të tmerrshëm dhe se Hamasi nuk përfaqëson të gjithë popullin palestinez”.
Ai shtoi se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi i djeshëm në spitalin e Gazës.
Presidenti Biden tha se Izraeli dhe SHBA kanë vlera të ngjashme, përfshirë etikën demokratike.
“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës ditën e djeshme. Bazuar në atë që e kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo nga ju,” tha ai, duke iu drejtuar Netanyahut.
“Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kalojmë shumë gjëra.
Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, shtoi se Biden kishte të drejtë kur tha se Hamasi është më i keq se ISIS sepse sipas tij, “Më 7 tetor, Hamasi vrau 1400 izraelitë në një ditë të vetme. 7 tetori është një ditë tjetër që do të jetojë në mendjet e të gjithëve. Bota e civilizuar duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin.”