Presidenti i vendit Bajram Begaj ka miratuar ndryshimet në qeveri, të bëra se fundmi nga kryeministri Edi Rama.
Begaj ka dekretuar si Ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhen.
Por me krijimin e kësaj ministrie, Elva Margariti largohet nga qeveria. Begaj ka dekretuar shkarkimin e saj në drejtimin e Ministrisë së Kulturës.
Ndërkohë Ervin Mete është shkarkuar si Ministër i Financave dhe Ekonomisë. Ai është dekretuar tashmë vetëm si Ministër i Financave.
Pak ditë më parë, Rama i besoi Gonxhes atë që është konsideruar si “super-ministri”, shumë të fuqishme në financa dhe burime njerëzore.
Ndërkohë ditën e djeshme kreu i qeverisë njoftoi për krijimin e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ndërsa besimin ia ka drejtuar Adea Pirdenit. Kjo e fundit ka shërbyer në tre vitet e fundit si zv.ministre e Drejtësisë.
Njoftimi:
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.