Prej disa ditësh i shtruar në QSUT pas problemeve me zemrën, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka lënë sot ambientet e spitalit, pasi ishte shtruar prej disa ditësh për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.

Aktualisht gjendja e aktorit është e mirë.

Në 3 Gusht, aktori ndjeu shqetësime shëndetësore në krahun e majtë, gjatë kohës që po vizitonte në spitalin e Traumës një të afërm, nga ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u dërgua me ambulancë për trajtim të specializuar nga mjekët kardiolog në QSUT.