Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-zyrtaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-sekretaren e Pergjithshme të Ministrise se Shendetesise Joana Duro.

Ndaj të pandehurës Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Spak jep pretencën me 27 tetor. Bashkë me Duron nën akuzë edhe ish specialistja e nivelit të lartë Laura Shteto , administratori i kompanise “Drikons” Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehu.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Joana Duro, me detyrë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.

SPAK thotë se Vladimir Topi administrator i kompanisë “Dricons” sh.p.k, me qëllim fitimin në mënyrë të padrejtë të tenderit, i ka dhënë inxhinierit të kompanisë së tij shumën prej 330 mijë lekësh. Këto para Shehu ia ka dorëzuar të pandehurës Laura Shteto, e cila ia ka dorëzuar Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë.