Porti i Durrësit nuk ankoron anijen me mbetje të dyshuara toksike: S’kemi kapacitet për t’i monitoruar me kamera dhe ruajtur fizikisht

Anija “Moliva” e cila ka 102 kontenierë me mbetje të dyshuara toksike nuk do të ankorohet në Durrës. Porti i Durrësit i ka kthyer përgjigje prokurorisë së këtij qyteti, duke mos pranuar të ankorojë anijen, e cila do të mbetet në radë për një kohë të pacaktuar.

Prokuroria kishte vendosur që mbetjet duhet të depozitohen pa u hapur në një vend të sigurt për sa i përket sigurisë mjedisore dhe fizike dhe të monitorohen me kamera 24 orë.

Mirëpo në përgjigjen e tij Porti i Durrësit thotë se nuk ka kapacitetet për  të monitoruar mbetjet.

Autoriteti portual ka theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie. Gjithashtu ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontenierë ndodhet në Radë, 1.5 milie nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës.