Policia largon me dhunë gazetarët nga KZAZ nr.40 në Tiranë

Një skenë e trupshme ka ndodhur sot në KZAZ nr.10 në shkollës Sami Frashëri ku forcat e policisë larguan me dhunë gazetarët, të cilët po raportonin në lidhje me ecurinë e numërimit të votave.

Policia pretendon se ka një urdhër për të larguar vëzhguesit e partive politike dhe po ashtu gazetarët, gjë që është e papranueshme në lidhje me transparencën e numërimit.

Në këtë KZAZ, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Ndërkohë kreu i Partisë Mundësia kërkoi që të qëndronte brenda në qendrën e votimit dhe të shohë fletët e votimit të cilat i konsideruan të pavlefshme.

Policia ndërkohë ka refuzuar për të treguan urdhrin për largimin e vëzhguesve, por pretendojnë se këta të fundit janë kthyer në problem për komisionerët.