Një operacion mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.
Oficerët e policisë kanë hyrë me forcë në zyrat qëndrore të kompanisë teksa burime për mediat bëjnë me dije se janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.
Gjithashtu, është ndaluar një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Arrestimet dyshohet se kanë ardhur për shkak të një borxhi të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.
Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore, ndërsa pritet që orët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni.