Po transportonte kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi u kap me 600 gramë kokainë në vlerën e mbi 100 mijë eurove.

I riu po lëvizte me makinë në zonën e Trentos ndërsa u pikas nga forcat e policisë. Sapo pa këta të fundit, ai ndryshoi drejtim por u ndalua më pas nga autoritetet italiane teksa u shfaq nervoz.

Më pas, gjatë një kontrolli në makinë, iu gjetën dy pako kokaine të fshehura në bagazhin e makinës, që kapte vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Gjithashtu atij i janë sekuestruar edhe disa kartëmonedha me vlerë rreth 400 euro. Sipas hetuesve, shqiptari sapo kishte mbërritur në Trento, për të dorëzuar lëndën narkotike pasi jetonte në provincën e Vicenzës.