“Po hidhni lëndë helmuese”/ Nën hetim aktivisti Altin Goxhaj, akuzohet se pengoi punonjësin e Bashkisë të dezinfektojë

Aktivisti Altin Goxhaj është vënë në hetim nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka penguar Policinë Bashkiake që të kryejë procesin e dezinsektimit.

“Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi Seit Bathorja, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi Altin Goxhaj.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.