Pas përfundimit të numërimit të votave personale, ku Jorida Tabaku arriti të merrte mandatin e vetëm të fituar nga PD në listë të hapur, kanë ardhur edhe akuzat e forta nga brenda partisë.
Adriana Kalaja, një tjetër kandidate e PD-së në listë të hapur, e cila siguroi 2826 vota personale, ka hedhur akuza të forta mbi Jorida Tabakun, të cilën e quan “Sude Tabaku”, pasi e akuzon se votat e saj janë blerë nga kryeministri Rama dhe oligarkët e tij.
Sipas saj, Rama e do Tabakun në krye të Partisë Demokratike, teksa thotë se Rama e bëri këtë për të poshtëruar Berishën e për të mbuluar blerjen e votave të kandidatëve të sij, si Sara Mila.
Komenti i Adriana Kalasë:
Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
Qëllimi:
Për të poshtëruar Berishën;
Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
Për të zgjedhur opozitën që do.
Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
E do Rama në krye të PD.
