Një përplasje e dhunshme ka ndodhur jashtë dyerve të Kuvendit mes deputetëve të opozitës dhe forcave speciale të policisë (FNSH).
Pas tensioneve të shumta që kanë nisur që prej orës 10 të mëngjesit, deputetët e opozitës, të cilët janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ato vijuan jashtë godinës.
Në ndihmë të Gardës së Republikës, janë thirrur edhe FNSH, ku nuk munguan përplasjet fizike me deputetët e opozitës.
Këta të fundit kërkuan që FNSH të largohen ndërsa është dashur ndërhyrja e Gardës për të qetësuar situatën. Një shkelje të hapur e kanë konsideruar deputetët e opozitës praninë e punonjësve të FNSH në rrethimin e Kuvendit.