Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen e një 47 vjeçari një ditë më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës ku adoleshenti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 47 vjeçar.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informon policia