Plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe, arrestohet autori

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit në Malësinë e Madhe.

Policia bën me dije se Emanuel Guri dhe Arsid Kurtaj janë konfliktuar me Sadonel Bushatajn, me këtë të fundit që ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur 28 vjeçarin Guri, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët kanë arrestuar autorin dhe kanë shpallur në kërkim Arsid Kurtajn, i përfshirë në konflikt.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B.,  pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin  E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K,  i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.