Gjykata e Durrësit ka caktuar masëne sigurisë “arrest me burg” për 56 vjecarin Shpëtim Osma, i cili pak dite me parë plagosi fqinjët në Gosë të Rrogozhinës.
Autori i dyshuar nuk ka shfaqur shenja pendese, sipas tij ai pretendon se është provokuar dhe është ndjerë i ofenduar nga bashkëshortët Disha.
Sipas deklarimeve, çifti Disha e shfrytëzonte këtë ambient për të mbajtur bagëtitë, ndërsa shtëpia në fjalë është në pronësi të Bujarit, vëllait të Sami Dishës, i cili jeton në Greqi.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg, duke e konsideruar 56 vjecarin një rrezik për shoqërinë dhe për vijimin e hetimeve.