Një aksident ka ndodhur këtë të premte ku një furgon më të cilin udhëtonin disa turistë francezë në drejtim të Beratit, është përplasur me një autokombajnë.
Për pasojë janë plagosur 7 turistë francezë, disa prej tyre kanë marrë dëmtimë të rënda. Raportohet se disa prej turistëve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesit e dy mjeteve. Ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Segmenti rrugor nacional Lushnjë-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje-ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.