PJESË NGA DOSJA/ Breçani, Zeneli dhe Murtati kishin nga 10 kg kokainë, e nisën nga Amerika e Jugut për në Holandë por e kapi policia, zbulohet roli i secilit prej tyre

Bisedat e zbërthyera nga autoritetet në aplikacionin “Sky Eç” kanë treguar të tjera detaje se si funksiononte grupi i strukturuar kriminal që u gosit pak ditë më parë nga SPAK, ku u arrestuan disa personazhe të njohur si Erzen Breçani, Ervin Mata dhe Dedan Gjoni.

Sipas dosjes së SPAK, në një rast trafikimi të kokainës nga Amerika e Jugut në Holandë, Eralbi Breçani, Ismail Zeneli dhe Besmir Murtati kanë secili nga 10 kg kokainë, e cila është sekuestruar nga policia në portin e Roterdamit në Holandë. Në biseda është edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende nga Prokuroria.

Gjithashtu këta persona kanë tentuar të trafikojnë edhe një sasi kokaine nga Amerika e Jugut drejt portit të Valencias në Spanjë, por edhe këtë herë lënda narkotike ëhstë kapur nga agjencitë ligjzbatuese. Në këtë rast del në skenë edhe Artan Sulejmani, i cili ka rolin e bahskëpunëtorit.

Sipas SPAK, Ismail Zeneli ëhstë pritësi i lëndës narkotike, dhe personi përgiegjës për nxjerrjen e saj nga porti, Artan Suleimani bashkëpunetor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg në ngarkesën e porositur. Eralbi Breçani dhe Besmir Murtati rezultojnë financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligishëm.

Pjesë nga dosja:

1. Gjykata çmon se në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar ne prova se shtetasit Ismail Zeneli, Besmir Murtati, Eralbi Breçani dhe përdoruesi D**P (i paidentifikuar), kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin per trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Hollandë, ku konkretisht Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Besmir Murtati kanë patur sasinë prej 10 kg secili. Ndërsa pjesa tjeter e kokainës së sekuestruar nga autoritetet Hollandeze ka qene e përdoruesit të SkyEÇc “D**p”, i paidentifikuar. Megjithëse nuk evidentohen qe të përmenden biseda të mëparshme lidhur me sasinë, ata janë të interesuar nëse lënda narkotike ka dale nga porti Roterdamit dhe vete ne bisede e shprehin si humbje faktin qe sasia është sekuestruar nga agjencitë ligizbatuese. Në këtë aspekt mbahen parasysh bisedat e përmendura dhe të cituara në rrethanat e faktit, kryesisht ato të periudhës 09.11.2020-04.02.2021. Ne këto kushte, duke patur parasysh momentin ku nodhen hetimet paraprake dhe analizën e mësipërme, Gjykata çmon se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar ne prova se shtetasit Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani ne bashkëpunim me përdoruesin D**p (te paidentifikuar) kanë kryer veprën penale per te cilen dyshohet.

16.2. Githashtu, gjykata çmon se në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar ne prova se shtetasit Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani bashke me përdoruesin D**p (te paidentifikuar), kane bashkëpunuar me njëri-tjetrin edhe për trafikimin e nje sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në portin e Valencias, Spanje. Ne këte episod del edhe shtetasi Artan Sulejmani, i cili nuk rezulton ne komunikimit ne grupin e chat-it, por me date 13.01.2021 me shtetasin Ismail Zeneli del ne pah si bashkëpunëtor dhe pjese e ngarkesës me lende narkotike dhe ne dijeni se me ke po e organizon trafikun shtetasi Ismail Zeneli. Bisedat në lidhje me këtë rast janë realizuar nga bashkpunëtorët gjatë periudhës 06.01.2021-19.02.2021.

16.2.1. Konstatohet se ne et dyja rastet e sipërcituara nuk është bërë e mundur marrja e lendes narkotike për shkaqe te pavarura nga vullneti i personave nën hetim, pasi ajo është gjetur dhe sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese. Qëlimi i personave të përfshire ne te dyja episodet e mësipërme ka qene sigurimi i lendes narkotike me qëllim shitjen ne tregun europian dhe sigurimin e fitimeve te paligjshme. Bashkëpunimi i tyre, nuk ka qene nje bashkëpunim i thjeshte, por një formë e veçante bashkëpunimi, ate te grupit të strukturuar kriminal. Bashkëpunimi i personave nën hetim ka një strukturim minimal, ku ka nje krijues të grupit chat me qëllim kryerjen e veprës, ka një organizim midis pjesëmarrësve duke qene shtetasi Ismail Zeneli si pritës i lendes narkotike, financues dhe personi pergiegjes per nxjerrjen e saj nga porti, Artan Suleimani bashkepunetor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20 kg ne ngarkesen e porositur kjo evidentuar edhe në biseden e dates 13.01.2020 në orën 20:40 midis Ismail Zenelit dhe Artan Sulejmanit. Eralbi Breçani dhe Besmir Murtati financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligishëm. Këta persona nuk kane bashkëpunuar rastësisht, por ato ndërveprojnë në të paktën dy raste me njeri tjetrin për kryerjen e veprave penale, gje e cila është një nga elementet kryesore qe e dallon këtë forme bashkëpunimi të veçantë nga bashkëpunimi i thjeshte. Nga ana tjeter, bashkëpunimi për kryerjen e një ose disa veprave ne rastin e grupit et strukturuar kriminal duhet të jete i planifikuar, ose i paramenduar me pare se të kryhen veprat penale, element ky qe evidentohet ne komunikimet e personave nen hetim, ku kane diskutuar për një kohe të gjate deri ne momentin qe është siguruar lënda narkotike e me pas trafikuar e sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese.