Një 28-vjeçare shqiptare dhe një 27-vjeçar grek, pjesë e një rrjeti trafiku të drogës, ranë në prangat e policisë së Selanikut.
Dy të rinjtë kishin “rolin” e marrjes brenda territorit grek, transportimit, fshehjes, ruajtjes dhe trafikimit të sasive të kanabisit të papërpunuar.
Gjatë një operacioni të organizuar dy ditë më parë në shtetin grek, në zonën e Filiros, Selanik, dy anëtarët u gjetën dhe u arrestuan, ndërsa në kontrollet e kryera në një zonë (kosha plehrash) ku 28-vjeçarjra ka hedhur sasi kanabisi, si dhe në dy shtëpi, janë gjetur dhe konfiskuar në total 66 kilogramë drogë.
Dy të rinjve iu sekuestruan tre celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme dhe një makinë e përdorur për transportin e drogës.