Pjesë e grupit që trafikuan 2.3 ton kokainë në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin dhe Arjanit Malokun

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e arrestit të përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë ndaj Arjanit Malokut dhe Jurgen Kacurrit. Këta të fundit u arrestuan pak ditë më parë në vendin tonë pas një operacioni ndërkombëtar droge.

Grupi kriminal ku bënin pjesë Maloku dhe Kacurri, trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, kryesisht në Itali. Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër

Mësohet se grupi e merrte drogën nga Amerika e Jugut drejt Evropës, duke përdorur rrugët e transportit detar, dhe më pas e çonte në Itali me kamionë, duke kaluar ngë Spanja ose Holanda.

Sasitë e mëdha të kokainës ruheshin në 5 baza logjistike me bazë në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë veriore dhe qendrore.

SPAK njoftoi në Shqiperi u kryen kontrolle në 22 banesa ndërsa u arrestuan dy anëtarë të grupit. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.