Ka përshkallëzuar protesta e opozitës para Kryeministrisë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të godinës së qeverisë, ndërsa e menjëhershme ka qenë reagimi i policisë, të cilët kanë hedhur ujë në drejtim të tyre, në mënyrë për t’i larguar.
Kujtojmë se Policia e Shtetit njoftoi më herët se nuk do të merrte përsipër zhvillimin e tubimet, pas informacioneve se mund të kishte akte dhune.
Ndërkohë protestuesit janë drejtuar tashmë drejt Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç ka ndodhur edhe në tubimet e kaluara.
PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe në Tiranë