Nuk kanë munguar debatet në seancën e sotme plenare. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Teksa po mbante fjalën Guvernatori i Bankës së Shqiperisë, ndërhyri Bardhi, por Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej.
Debati vijoj edhe më tej, ku Felaj tha se dokumenti që Bardhi i referohej lidhur me hetimet për përmbaruesit privat nuk vlente, dhe duhej të ngrihej alarmi se si dokumentet e dosjeve kanë rënë në duart e tij.
Bardhi e akuzoi Felajn se është marrë peng nga bandat, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit iu drejtua duke i thënë se po kalon cdo nivel etike.
Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë
Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq
Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat
Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?
Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime
Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj
Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.
Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë
Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin
Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike