Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për herë të parë për përplasjen dhe akuzat e forta që ai dhe Lulzim Basha hodhën ndaj njëri tjetrit në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte.
Bardhi tha në një intervistë në A2CNN se Basha e kishte kaluar limitin e akuzave ndaj reagoi në atë mënyrë, teksa shtoi se Basha e di shumë mirë se akuzat për aleancë kullash ndaj tij janë të pavërteta.
Ndër të tjera Bardhi shprehet se preferon të ndjekë anën njerëzore edhe në politikë, ndryshe nga Basha, të cilin ambicia politike e ka bërë të humbë çdo vlerë njerëzore.
“Do të reagoj një herë pas 10 sulmeve që Basha bën ndaj meje. Kam preferuar të ndjek njerëzoren para anës politikë. Ana njerëzore që unë e kisha perceptuar gabim gjatë kësaj kohe nuk ka vlerë për zotin Basha ambicia politike arrin deri aty sa humb çdo vlerë të njerëzores. Kam rreth 4 muaj që baltosem me strategji të qartë nga njeriu më i afërt në politike dhe jam përpjekur të jem i duruar kam zgjedhur të bëj reagim vetëm kur kalohet limiti dhe dje kaloi limit. Nuk mund të vish dhe të më shohësh mua në sy dhe të thuash aleanca e kullave, se Basha e di që është e pavërtetë. Ai e di shumë mirë që ky është mendimi prej kohësh në PD”, tha Bardhi.