Përkujtohet Dita e Dëshmorëve, krerët e shtetit përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Në mbarë vendin zhvillohen sot aktivitete përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, një ditë e shenjtë për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, përfaqësues të lartë të shtetit, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë vendosën kurora me lule

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ministra u përulën përpara monumentit simbol të “Nënës Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit të vendit Edi Rama.