Detaje të reja janë mësuar në lidhje me efektivin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili ishte mes të arrestuarve nga SPAK, si pjesë e grupit që ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut në Europë.
Haxhiaj, njoftoi dje Prokuroria e Posaçme, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Mësohet se Haxhiaj ka ofruar të dhëna te trafikantët e drogës, në këbim të parave. Në bisesdat e zbardhura në Sky Ecc, në një prej komunikimeve me Denis Myftiun, i kërkon këtij të fundit 15 mijë euro, 5 për vete dhe 10 mijë për dy të tjerë dhe në këmbim do të merrte informacionet. Kjo tregon se Haxhiaj, nuk është i vetmi që ka nxjerr sekrete hetimore, por ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
“Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, duke konfirmuar faktin se “5 mij..” është “5,000 Euro”- thuhet në dosjen e SPAK.
Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin.
Ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO, Haxhiaj u la në burg, ndërsa deklaroi se nuk është pjesë e grupit të goditur nga SPAK dhe Prokuroria e Breshias, duke pretenduar se i kanë përdorur emrin.
“Të dy prokurorët e dinë mirë që unë kam qenë pjesë dhe bashkëpunëtor në këto hetime. Madje pala italiane më ka dhënë fletëlavdërimi”, është shprehur ai.