Falë zbardhjes së përgjimeve në “Sky Ecc”, policia italiane ka identifikuar një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës dhe ka dhënë 15 masa arresti me burg. Operacioni policor u krye në Bari dhe Brindisi.
Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro, që i përkisnin pjesëtarëve të grupit kriminal, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. U sekuestruan gjitashtu edhe 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis.
Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, Klisman Curraj, 30 vjeç.