Përgjaken rrugët, aksidentohet për vdekje këmbësori në Vorë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në dalje të Vorës.

Një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin Kujtim Luka, 66 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit, një 53 vjeçar, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.