Ka përfunduar pas disa orësh, verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit. Hapja e kutive u bë vetëm për material zgjedhore dhe jo për efekt rezultati.
Raportohet se të gjitha procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.
Mësohet se gjatë procesit të verifikimit janë konstatuar problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin vetëm nga një vulë, ndërkohë që duhet të kishin nga dy vula.
Ndërkohë të mërkurën do të nis procesi me rinumërimin e votave të qarkut Tiranë.
Procesi i rinumërimit jo vetëm për Tiranën por edhe qarqet Durrës dhe Elbasan, që pritet të zgjas deri në 20 ditë, do të zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
Rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku të pranishëm do të jenë vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.