Procesi i numërimit të votave është mbyllur në 7 qarqe të vendit ndërsa apo vijon në 5 të tjera. Deri tani Partia Demokratike është shpallur fituese në qarkun e Kukësit dhe Lezhës.
Konkretisht në Kukës PD fiton me 52.95 % të votave, ndërsa PS ka marrë 30.68 %. Përkthyer në mandate, PS merr 1 mandat, PD 2.
Në Lezhë PD fiton me 45.13 % të votave, PS merr 42.23 %. Përkthyer në mandate, PD merr 4 mandate, PS 3.
Ndërkohë PS ka fituar Dibrën, Beratin, Elbasanin, Korçën dhe Vlorën.
Në Berat PS fiton me 57.64 % te votave, PD merr 30.47 % të votave. PS merr 5 mandate ndrësa PD merr 2.
Në Dibër PS fiton me 56.19 % të votave, PD merr 38.09 % të votave. Përkthyer në mandate PS merr 3 mandate, PD merr 2 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.
Elbasan PS fiton me 60.48 % të votave, PD merr 29.49 % të votave. Përkthyer në mandate, PS merr 10 mandate, PD merr 4. Mbetet jashtë Kuvendit një kandidat i listës së mbyllur.
Në Korçë PS fiton me 54.33 % të votave, ndërsa PD ka marrë 34.57 % të votave. Përkthyer në mandate, PS merr 6 mandate, ndërsa PD 4.
Vlorë, PS fiton me 58.72 % të votave, ndërsa PD merr 26.62 % të votave. Përkthyer në mandate PS merr 8 mandate, PD merr 4 dhe fut në Parlament vetëm kandidatët e listës së mbyllur.