Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 Majit, qarqet ku Diaspora ndikoi në rezultat

Ka përfunduar pas 9 ditësh procesi i numërimit të votave. Që prej mbrëmjes së 11 Majit, ditë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe deri më sot u numëruan votat për partinë dhe ato preferenciale, për ti lënë më pas radhën votave nga Diaspora.

Këtë të martë, në Parkun Olimpik u lexua edhe vota e fundit që vinte nga Diaspora dhe që i takonte qarkut të Elbasanit, duke i dhënë fund procesit të numërimit brenda e jashtë vendit.

Megjithatë kutitë e fundit nuk pritej të prodhonin asnjë ndryshim rezultati në renditjen e kandidatëve fitues për subjektet politike.

Diaspora që votoi për hërë të parë ndikoi në rezultatet në disa qarqe.

Në Vlorë i dhanë Partisë Socialiste mandatin e 9-të, ndërsa në Tiranë dy deputetet socialiste, Blerina Gjylamenti dhe Olta Xhaçka luftuan deri në minutën e fundit për të fituar. Si rezultat, Gjylameti mbeti jashtë Kuvendit.

Edhe në Lezhë, Diaspora ishte vendimtare për mandatin e Admir Kadelit, fitoi me 27 vota më shumë se socialistja Marinela Neli.

Partia Socialiste rezultoi fituese  83 mandate në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike 50 të tillë, ndërsa 7 mandatet e tjera u ndanë mes PSD, që mori 3 mandate, Partisë Mundësia, me 2 mandate dhe Nismës Shqipëria Bëhet e Lëvizjes Bashkë, me nga 1 mandat secila.