Procesi i numërimit të votave ka mbaruar në disa bashki të vendit, ndërsa rezultatet kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste, me përjashtim të Hasit dhe Pukës.
Në Skrapar PS ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota. Në Poliçan, socialistët fituan me 2100 vota diferencë nga PD-ja. PS siguroi 3127 vota ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 981 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 372 vota, Partia Mundësia 75 dhe Koalicioni Euroatlantik 17 vota.
Në Pukë ka fituar PD ku ka siguruar 2034 vota, PS 1572 vota, PSD 930 vota.
Në Konispol ka fituar PS me dyfishin e votave në krahasim me PD-ASHM. Konkretisht: Partia Socialiste – 2231 vota, PD-ASHM – 1156 vota, Nisma Shqipëria Bëhet – 380 vota, Partia Socialdemokrate – 120 vota, Partia Mundësia – 33 vota, Lëvizja Bashkë – 24 vota,
Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në Bashkinë e Hasit.
Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kryesuar me një rezultat prej 3547 votash. Partia Socialiste në këtë bashki është forcë e dytë politike me rezultatin 2231 vota. Forcë e tretë politike është Partia Socialdemokrate me 841 vota.
Në Bashkinë e Himarës ka fituar PS me 3196 vota. E dyta vjen Partia Demokratike me 2370 vota.
Në bashkinë Memaliaj, Partia Socialiste ka marrë 3003 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 1444 vota. PS ka fituar edhe Bashkinë e Tepelenës me 3,214 vota, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 1,003 vota, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 149 vota, Partia Mundësia: 84 vota, Partia Socialdemokrate (PSD): 130 vota
Edhe në Bashkinë e Rrogozhinës ka përfundur votimi ku Partia Socialiste fituar duke siguruar mbi 4864 vota pse 52.89 %.
Pas PS, renditet loalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 3481 vota, që përbëjnë 37.85%.