Përfitoi 200 mijë euro duke shfrytëzuar vajza për prostitucion, shpallet në kërkim 36 vjeçari

Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim pasi rekrutonte shtetase të huaja për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Sipas uniformave blu, 36 vjeçari M.N bashkëpunonte me të huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online.

Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme. 36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort 1”.

Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari.

36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:

M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.

Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas të huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.