Për çfarë u pyet nga SPAK? Damian Gjiknuri del pas 6 orësh në seancë pyetjesh: Dhashë shpjegime…

Pas më shumë se 6 orësh në SPAK, Damian Gjiknuri ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku po merrej në pyetje që prej mëngjesit të sotëm.

I pyetur nga gazetarët për arsyen pse ishte thirrur, Gjiknuri u shpreh se nuk mund të fliste pasi është sekret hetimor, por se ai kishte dhënë shpjegime për çështjen për të cilën u thirr.

Ndonëse nuk dihet arsyeja pse u mor sot në pyetje ish ministri, më herët ai është pyetur për një dosje të denoncuar nga koha kur drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe pas një auditimi, u konstatuan shkelje në investimet në rrugën Tiranë-Elbasan. SPAK dispononte auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që evidentojnë se shtetit shqiptar, i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm ekonomik. Kjo çështje është bërë shkak që dosja të hapet sërish, në adresë të zyrtarëve të ARRSH-së dhe specialistëve, që kanë firmosur, megjithëse nuk ka ende akuza konkrete ndaj të dyshuarve, ndonëse dosja ka mbi tri vite në SPAK.