Vendimi për t’u dhënë pension të posaçëm 15 personaliteteve të rëndësishëm të fushave të ndryshme në vendin tonë, ka sjellë reagime të shumta nga ata që prisnin të ishin pjesë e listës.
Pas kompozitorit Osman Mula, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se e urren dhe ndaj nuk i dha pension të posaçëm, ka ardhur edhe reagimi i kompozitorit tjetër, “Mjeshtërit të Madh” Spartak Tili.
Në postimin e tij, ai thotë se dosja e tij ka 12 vite në tavolinën e kryeministrit, por ende asnjë nuk e ka marrë parasysh. Sipas kompozitorit, nuk po ia japin pensionin e veçantë për shkak se i ka kontributet këtu e 50 vite më herët, teksa shton se këto partitë moderne të sotme ngatërrohen dhe s’dinë ku t’i fusin këta personalitete.
Postimi i plotë:
I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojnë ATA qe morën. Po ju shkruaj dy rreshta i nisur nga ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamires të muzikës që duan të dinë PSE- në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitoreve shqiptare, nder të cilët bëj pjese edhe unë.
E kam ngritur edhe herë tjetër ketë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet qe qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër.
Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite….
Po me sa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjët e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dine ku te na futin, nuk ma merr mendja se ka te beje me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit tim.
Muzika ime dhe e kolegeve te mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon shqip.
Valle ka vend dhe për neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!?!?
Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitoret profesioniste, kontributin e tyre ne vite.
Jepini Cezarit atë qe i takon.
Spartak Tili
Kompozitor
“Mjeshter i Madh”