PD po përgatit dosjen e padisë në SPAK kundër Fatmir Xhafajt, ja për çfarë do kallëzohet ish ministri

Ashtu siç ishte paralajmëruar, grupi i PD po përgatit një padi për në SPAK, ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kjo u diskutua edhe në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm në selinë e PD, ku pjesë ishin Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji dhe deputetë të tjerë të partisë.

 Demokratët kërkojnë hetim pasuror ndaj Xhafajt si subjekt i ligjit antimafia. Përpos kësaj e akuzojnë për falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu ata do të kërkojnë të hetohet për lidhje me ndërtues pasi ka dhënë prona shtetërore.

Ky vendim vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. Ditën e sotme në Kuvend ka mbërritur edhe kërkesa për ndërprerjen e mandatit të deputetit për të.

 PD e ka konsideruar si të jashtëligjshëm vendimin apo urdhër-arrestin, duke pretenduar se Salianji gëzon mandatin e deputetit, ndaj ka bërë kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve.